Super makina McLaren, me motor të larë me flori shitet për 19,8 mln $

  • 20 August 2019 - 13:44
Super makina McLaren, me motor të larë me flori shitet për 19,8 mln $

McLaren-i me motor të larë me flori është bërë mjeti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand nga prodhuesi britanik i makinave.

McLaren 1994 F1 LM (Le Mans) u shit të premten e kaluar nga Sotheby në Kaliforni për 19,8 milionë dollarë.

Një shifër rekord, por gjithsesi më pak se sa kishin menduar fillimisht ekspertët, të cilët kishin parashikuar se makina do të shitej për një shifër diku mes 21 dhe 23 milionë dollarë.. 

Makina, përveç se superluksoz, i larë me flori, motori 12 cilindra, 6,1 litra i jep veturës një fuqi të jashtëzakonshme, ndërsa dy radiatorë shtesë shërbejnë për të mbajtur mjetin e ftohtë. 

(Kosova Sot Online)