Lamborghini tregon siluetën e modelit që e prezanton së shpejti

  • 23 August 2019 - 19:56
Lamborghini tregon siluetën e modelit që e prezanton së shpejti

Lansimit të edicionit të limituar të Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration në Pebble Beach, do t’i shtohet edhe një model i ri që prezantohet së shpejti në Frankfurt Motor Show.

Sistina Oftalmologjia gjithmonë kujdeset për shëndetin e syve tek pacientët me mjeksinë më moderne

“Diçka e re po vjen dhe do ta keni të pamundur të prisni, sepse kur të arrijë so t’ju hapë sytë për të ardhmen” shkruan përbri fotografisë, së postuar në llogarinë e Lamborghinit në Instagram.

Por, në imazh tregohet vetëm silueta e pjesës së përparme të veturës, që i ka të ndezura dritat LED me tri vija që shkojnë në anë të ndryshme.

Të njëjta drita dhe forma e tavanit, janë parë edhe te Terzo Millenio që është shfaqur para dy vitesh, andaj kjo makinë mund të jetë një hibrid.

Derisa dihet se do të prezantohet së shpejti, nuk janë bërë të ditura detajet shtesë, se kur mund të vijë kjo makinë që duket se do jetë shumë e mirë.

(Kosova Sot Online)