BMW përditëson modelet i8 dhe i3

  • 02 September 2019 - 21:10
BMW përditëson modelet i8 dhe i3

Në këto edicione të limituara, është përdorur ngjyrë e zezë e errët, përfundime nga bakri si dhe disa ndryshime tjera

Viteve që vijnë, BMW planifikon të sjellë shumë modele elektrike – saktësisht 25, deri në vitin 2023.

Derisa kjo të ndodhë, po përditëson modelet aktuale, si dhe edicione të limituara të modeleve të ndryshme, shumë më të fuqizuara dhe dizajne që të bien në sy.

Janë dy edicione të limituara, të i8 dhe i3 që BMW i ka përditësuar me më shumë stil, ngjyrë të errët të zezës dhe kënde më të lëmuara.

Me bateri 42.2 kWh që mundëson autonomi deri në 246 kilometra, derisa me 181 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 6.8 sekonda.

Të tjera specifika nuk u bënë të ditura, vetëm se i8 do të prodhohet në 200 njësi, deri i3 në 900, ndërsa BMW pret të shiten shpejtë, sepse janë shumë të mira.

(Kosova Sot Online)