YouTube fshin 100 mijë video që nxisnin urrejtjen

  • 05 September 2019 - 18:33
YouTube fshin 100 mijë video që nxisnin urrejtjen

Në tremujorin e fundit u hoqën më shumë se 100 mijë video që nxisnin urrejtjen, thënë ndryshe pesë herë më shumë se tremujori i kaluar, sipas disa të dhënave të përfshira në një postim zyrtar në Google.

“Në tremujorin e dytë të 2019 numri i komenteve të hequra pothuajse është dyfishuar në mbi 500 milion, pjesërisht për shkak të një rritje të madhe të gjuhës së urrejtjes’’, shpjegon Google.

”Në 18 muajt e fundit, YouTube ka fshirë video me përmbajtje urrejtjeje. Mbi 87% e nëntë milionë videove të hequra në tremujorin e dytë të vitit 2019 u raportuan së pari nga sistemet e automatizuara të YouTube”, shtoi kompania.

(Kosova Sot Online)