Wall Street Journal: Edhe Inteligjenca Artificiale përfshihet në…

  • 06 September 2019 - 16:07
Wall Street Journal: Edhe Inteligjenca Artificiale përfshihet në…

Përveç shumë aplikimeve pozitive, inteligjenca artificiale mund të përdoret gjithashtu për mashtrime, raporton gazeta ”Wall Street Journal”.

“Jo vetëm CEO besoi se njohu theksin gjerman të zërit të shefit të tij’’, shpjegon një zëdhënës i kompanisë së sigurimeve – por ai gjithashtu tha se ”zëri ishte në një mënyrë perfekte me gjithë intonacionet”.

Një telefonatë e parë i kishte kërkuar menaxherit anglez transferimin e menjëhershëm të 220 000 eurove në llogarinë e një furnizuesi hungarez, një e dytë pohoi se pagesa ishte shlyer, ndërsa një e tretë i kërkonte më shumë para.

Në këtë pikë menaxheri britanik hasi në dyshime, por tashmë pagesa kishte marrë rrugën e Meksikës. Ky është mashtrimi i parë për të cilin ka një lajm që përfshin Inteligjencën Artificiale.

(Kosova Sot Online)