Përgadituni: Facebook pritet të bëhet me pagesë?

  • 07 September 2019 - 18:21
Përgadituni: Facebook pritet të bëhet me pagesë?

Facebook duket se po heq dorë nga slogani i kahmotshëm, që premtonte se rrjeti social do të jetë gjithmonë falas.

Siç u vërejt nga Business Insider, rrjeti social kohët e fundit ka bërë ndryshime në sloganin e tij në faqen kryesore, që më herët ishte “It’s free and always will be” (Është falas dhe gjithmonë do të jetë).

Tani, slogani i rrjetit social është ndryshuar në “It’s quick and easy” (Është i shpejtë dhe i lehtë).

Ndryshimi thuhet se ndodhi këtë muaj – edhe pse nuk ka ndonjë njoftim formal për këtë nga kompania. Edhe pse Facebook për momentin nuk i ngarkon me pagesë përdoruesit për t’i përdorur shërbimet e tij, rrjeti social ka përfituar shumë nga të dhënat e përdoruesve dhe marketingu.

Sipas avokatit dhe ekspertit të drejtësisë Jose Antonio Castillo, që foli për Business Insider, ndryshimi mund të ketë lidhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian, që i njeh të dhënat personale si një formë pagese.

Edhe pse kompania ende nuk ka treguar nëse do t’i ngarkojë me pagesë përdoruesit, rrjeti social thekson se nuk garanton që platforma do të jetë gjithmonë pa pagesë.

Në seksionin “Things you should know” ndodhet një pjesë që thotë, “Ne nuk garantojmë se Platforma do të jetë gjithmonë falas”. 

(Kosova Sot Online)