Mbyllet ankandi i makinave klasike: Sa më shumë të vjetërohen aq më të shtrenjta bëhen

  • 15 September 2019 - 18:21
Mbyllet ankandi i makinave klasike: Sa më shumë të vjetërohen aq më të shtrenjta bëhen

Makinat klasike të Anglisë së viteve 60’ dhe 70’ nuk dalin kurrë nga moda.

Madje shumë prej modeleve dolën në ankandin e Goodwood Revival në perëndim të Sussex në Angli. Shifra marramendëse qarkullonin për modele të Rolls Royce, Bentley dhe Jaguar të vlerësuara me mbi 2.5 milionë paund.

Një ndër modelet më të pëlqyera ishte një Aston Martin e vitit 1969 e cila kushton 750 mijë paund. Ky model merr famë pasi është një kopje ekzakte e makinës së James Bond, filmit klasik.

Koleksioni prej 12 makinash i përkiste sipërmarrësit Peter Phillps i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Pjesëtarët e familjes së tij vendosin që t’i nxjerrin në ankand makinat vetëm 1 vit pasi Peter ndërroi jetë.

Përveç 12 modeleve origjinale të makinave deri në fund të këtij viti do të prodhohen dhe do të shiten edhe 50 kopje të këtyre modeleve, por jo me çmimin origjinal.

(Kosova Sot Online)