Zbrapset Google, do ta paguajë taksën dixhitale ndaj Francës

  • 16 September 2019 - 11:16
Zbrapset Google, do ta paguajë taksën dixhitale ndaj Francës

Gjiganti teknologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Google, është pajtuar të paguajë mbi 1.1 miliard dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me autoritetet tatimore franceze.

Në vitin 2017, Franca i kërkoi Google të paguajë taksa pas një hetimi për mashtrim fiskal.

LEXO EDHE:

Taksa që i ndan shqiptarët, banorët e veriut të Shqipërisë blejnë vetëm ushqime në Kosovë

Franca shpreson që Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera të ndryshojnë rregulloren e tanishme që u mundëson gjigantëve të internetit si Facebook, Google dhe Apple të pakësojnë taksat nëpërmjet regjistrimit të të ardhurave në vendet me taksa të ulëta.

Për shkak të mos arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare fiskale, në janar të këtij viti, Franca vuri një taksë dixhitale 3 për qind ndaj shitjeve të gjigantëve të internetit.

Autoritetet fiskale franceze përshëndetën këtë projekt të zgjidhjes, duke thënë se ky shënon përfundimin e një epoke.
 

(Kosova Sot Online)