“Huawei” prezanton telefonin e ri, nuk ka aplikacionet e “Google”

  • 20 September 2019 - 19:31
“Huawei” prezanton telefonin e ri, nuk ka aplikacionet e “Google”

Është prezantuar së fundmi telefoni parë pa aplikacionet e “Google”. Kompania kineze “Huawei” ka prezantuar telefonin “Mate 30” në Mynih të Gjermanisë.

Kjo është pajisja më e re e kësaj kompanie, që kur Shtetet e Bashkuara e përfshinë në listë të zezë, në muajin maj. Uashingtoni ndaloi kompanitë amerikane të furnizojnë “Huawein”, duke pretenduar se firma kineze është një rrezik për sigurinë kombëtare, pasi pajisjet e saj mund të përdoren nga Pekini për të spiunuar, gjë që “Huawei” e ka mohuar vazhdimisht. 

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonave smart përllogarit, që masa e marrë nga shba, ti kushtojë rreth 10 miliardë dollarë.

Lancimi i telefonit më të ri të “Huaweit” është shoqëruar me pasiguri nga ana e blerësve, për shkak të pamundësisë që ata të përdorin aplikacione të mbështetura nga kompania amerikane “Google”.

Telefonat smart nuk do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë shërbimet e Google Mobile për të përdorur “Play Store”, dhe për të shkarkuar aplikacione si “Gmail”, “Youtube” ose “Maps”. Në vend të kësaj, “Huawei” do të ofrojë ndërfaqen e vet që do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në disa aplikacione të “Google”.

(Kosova Sot Online)