Ushtria Amerikane prodhon armën që gjuan 4 plumba njëherësh

  • 04 tetor 2019 - 09:52
Ushtria Amerikane prodhon armën që gjuan 4 plumba njëherësh

Një shpikës nga Kolorado ka zbuluar se ushtria amerikane ka testuar armën radikale të quajtur “arma ylber” e cila mund të shtije katër plumba njëherësh.

Arma ka katër vrima të ndara 6mm për gjuajtje njëherësh, si dhe ka aktuatorë elektromagnetikë të cilët teorikisht i japin kësaj arme një shkallë qitje prej 250 turre në sekondë.
 

Image

Kjo armë ka edhe një shkrepës të ri i cili është elektronik e që u dërgon sinjale aktuatorit elektromagnetik prapa blloqeve të plumbave duke i lejuar qitësit të gjuajë në mënyrë individuale por njëkohësisht.

(Kosova Sot Online)