Mori fund spiunllëku! Instagram heq opsionin që na kishte fiksuar të gjithëve

  • 08 October 2019 - 11:35
Mori fund spiunllëku! Instagram heq opsionin që na kishte fiksuar të gjithëve

Së fundmi, rrjeti social më i përdorur në botë, Instagram, ka sjellë ndryshime për përdoruesit e tj.

Në të janë shtuar opsione të reja, si dhe janë hequr opsione të vjetra për të cilat me siguri do të mërziteni!

Bëhet fjalë për “Following activity”, opsion të cilin s’do të mund ta përdorim më!

Llogaritë që ende e kanë këtë opsion, së shpejti s’do të mund ta përdorin më.

Askush s’do të mund të shohë më aktivitetin e dikujt tjetër, cilin ndjek, cilin pëlqen e cilin komenton.

Image

Nëse ishim fiksuar të shihnim se cilin po ndjek tani fiksimi apo ish-i dhe kujt po i bën ‘like’, bëjmë mirë të heqim dorë, pasi kjo do të jetë e pamundur.

Ky proces i heqjes së “Following activity” do të përfundojë javën e ardhshme, ndaj kemi një javë kohë të marrim veten!

(Kosova Sot Online)