Apple planifikon të nxjerrë iPhone SE 2

  • 13 October 2019 - 17:47
Apple planifikon të nxjerrë iPhone SE 2

Duket sikur po kthehemi në ciklin e spekulimeve për produktet e reja të Apple.

Raporti aziatik Nikkei kohët e fundit raportoi se Apple planifikon të nisë një telefon vitin e ardhshëm që kushton jo më shumë se 500 dollarë, duke zëvendësuar praktikisht iPhone SE 2016.

Një nga analistët më të njohur të Apple, Ming Chi-Kuo, parashikoi që kompania do të niste një telefon kompakt, me kosto të ulët, për të rritur performancën në fillim të vitit të ardhshëm.

Në parashikimin e tij, Kuo deklaroi se telefoni i ri duhet të ketë çipin e fundit A13 Bionic dhe 3 GB RAM.

Dy vjet më parë, një numër i madh i imazheve “të rrjedhura” të telefonit iPhone SE 2 u shfaqën në internet, por Apple kurrë nuk e prezantoi zyrtarisht, duke kujtuar iPhone 8 të lansuar në të njëjtin vit, kështu që spekulohet se telefoni mund të përbëjë bazën e modelit SE 2.

(Kosova Sot Online)