“Facebook-u kinez” po bëhet një makth i keq për Mark Zuckerberg – përveç disa zyrave, tanimë po ia merr edhe punëtorët e tij

  • 16 October 2019 - 08:52
“Facebook-u kinez” po bëhet një makth i keq për Mark Zuckerberg – përveç disa zyrave, tanimë po ia merr edhe punëtorët e tij

Aplikacioni popullor për shpërndarjen e videove TikTok hapi një zyrë në Mountain View, Kaliforni, vetëm disa minuta larg selisë së Facebook në Palo Alto.

Madje, sipas Business Insider, përcjell media, TikTok duket se po “zhvendoset” në territorin e Facebook – dhe tani ka zënë një zyrë që aplikacioni i mesazheve në Facebook, WhatsApp dikur e kishte shtëpi.

Gjithashtu, TikTok po “bën gjueti” duke i marrë edhe disa punonjës të Facebook, sipas CNBC, duke punësuar më shumë se dy duzina ish-punonjës të Facebook që nga viti 2018.

Një person në TikTok i tha CNBC se kompania ofroi paga deri në 20 për qind më të larta se ajo e Facebook-ut për të tërhequr punonjës me përvojë nga konkurrentët.

TikTok gjithashtu thuhet se ka punësuar punonjës nga Apple, Google, Hulu, Snap dhe kompani të tjera të teknologjisë gjatë kësaj periudhe me rritje të lartë.

Megjithëse Facebook nuk e ka renditur zyrtarisht TikTok si një konkurrencë në dokumentet financiare, kompania duket se është në dijeni të kërcënimit në rritje nga ky aplikacion.

Kështu, në nëntor, Facebook lansoi Lasso, një aplikacion i pavarur për video që ishte gati identik me TikTok.

Lasso nuk u ngrit; Sensor Tower vlerëson se është shkarkuar 420,000 herë jashtë Kinës, ndërsa TikTok ka më shumë se 500 milionë përdorues.

Instagrami i Facebook gjithashtu duket se po punon në një konkurrencë të TikTok.

(Kosova Sot Online)