Kujdes "Selfie"-t janë të rrezikshme!

  • 17 October 2019 - 09:05
Kujdes

S hkenca prapa vetëportreteve është mjaft e frikshme. Si duket 'selfie'-t nuk janë duke i mërzitur ndjekësit tuaj në 'Instagram', por ato janë lidhur me probleme serioze shëndetësore.

Çrregullimi i dismorfisë së trupit është një gjendje serioze, që mund të ndikohet shumë nga bërja e fotografive të tilla. Ky është një çrregullim që i bën ata, të cilët vuajnë nga ajo, të besojnë që trupi i tyre duket shumë më keq sesa që duket në të vërtetë.

Dr Veal, një psikiatër, thotë që rreth dy të tretat e pacientëve të tij që vuajnë nga kjo gjendje bëjnë tepër fotografi të tilla. Është ky impuls ai që e ka bërë Dr. Veal-in që të përdorë terapi kognitive për ta trajtuar atë. Ai gjen rrënjën e problemit që i detyron pacientët të bëjnë tërë këto fotografi dhe më pas i ndihmon ata që të ndryshojnë sjelljet e tyre.

Në një rast, gjendja ka qenë aq e keqe sa ka rezultuar me tentim vetëvrasjeje të një adoleshenteje angleze. Anglezja ishte diagnostikuar si e varur nga 'selfie'-t dhe ishte e para me këtë diagnozë.

(Kosova Sot Online)