Zbulohet kostoja e vërtetë e iPhone 11 Pro Max

  • 17 October 2019 - 12:36
Zbulohet kostoja e vërtetë e iPhone 11 Pro Max

Një iPhone 11 Pro Max kushton nga 1249-1449 dollarë, por një studim i fundit ka treguar se gjigantit të teknologjisë Apple kjo pajisje i kushton më pak se gjysma e kësaj shifre.

Një zbërthim i celularit ka zbuluar se pjesët kushtojnë të gjitha 490 dollarë. Por, kjo shifër nuk përfshin transportin, pagat e punonjësve që montojnë celularin dhe kostot e shërbimeve që janë falas me çdo iPhone, siç janë Apple Care dhe sinkronizimi në iCloud.

Zbërthimi i iPhone 11 Pro Max me 512 GB hapësirë është kryer nga TechInsights në bashkëpunim me NBC Neës.

3 janë pjesët më të shtrenjta. Kamera që kushton 73,5 dollarë, ekrani Super Retina XDR që kushton 66,5 dollarë, ndërsa çipi i fuqishëm A13 Bionic i ka kushtuar Apple 64 dollarë. Sipas TechInsights, kostoja e pjesëve nuk i kap 500 dollarë.

(Kosova Sot Online)