Twitter rikthehet në Mac, aplikacioni ende nevojitet të zhvillohet

  • 18 tetor 2019 - 21:35
Twitter rikthehet në Mac, aplikacioni ende nevojitet të zhvillohet

Aplikacioni zyrtar i Twitter, është rikthyer në Mac.

Këtë aplikacion e kishin larguar nga Mac në muajin shkurt, meqë nuk ishte i kërkuar sa duhet, ndërsa për ata që donin ta shfrytëzonin mund ta bënin nëpërmjet shfletuesit.

Meqenëse kishte kërkesa për rikthim, Twitter është sërish në dispozicion për këtë laptop, por jo si një version i përshtatshëm për Mac, pasi është shfrytëzuar aplikacioni i krijuar për iPad. 

Derisa është mjaft i mirë në përdorim, aplikacioni është krijuar për iPad, ndërsa nuk është aq i përshtatshëm për Mac, meqë imazhet nuk janë të plota derisa tekstet janë shumë të ngushta.

Rikthimi i Twitter në këtë formë, nuk është pëlqyer shumë, andaj duhet ende që të zhvillohet për Mac, për përdorim më të mirë.

(Kosova Sot Online)