Paralajmëron Samsung, problem tek S10 dhe Note 10

  • 20 tetor 2019 - 08:00
Paralajmëron Samsung, problem tek S10 dhe Note 10

Lexuesi i ri high-tech i shenjës së gishtit tek Samsung, në smartfonët më të fundit Galaxy, ka një problem. Ai mund të manipulohet nga mbetjet e lëna nga gishti në një mbrojtës ekrani.

Kompania po paralajmëron klientët që zotërojnë telefonat galaxy S10 dhe galaxy Note 10 të heqin menjëherë mbrojtësit e ekraneve deri sa samsungu të publikojë një update të ri të softuerit.

Një grua në Britaninë e Madhe zbuloi se i shoqi mund të hapte telefonin e saj duke vënë gishtin e tij tek lexuesi i shenjës së gishtit, që ish mbuluar me një mbrojtëse ekrani. Edhe një tjetër person kish postuar në rrjet videon e një incidenti të ngjashëm.

Samsungu po i përgjigjet tani incidentit me një update të ri dhe i ka kërkuar përdoruesve të mos përdorin disa mbrojtëse të vecanta silikoni. “Nëse po përdorni një mbrojtëse ekrani, për të garantuar skanimin optimal të shenjës së gishtit, ju lutem, largojini ato deri sa aparati juaj të update-ohet”, tha samsung në një deklaratë.

Kompania bëri të ditur se update-i i ri do të jetë gati javën e ardhshme. Problemi prek të gjithë modelet e reja të samsungut, S10 dhe Note 10, që mund të skanojnë shenjat e gishtërinjve përmes ekraneve të telefonëve.

Këta të fundit kanë skanera ultrasonikë të shenjave të gishtave që përdorin valë zanore për të krijuar një hartë 3D të shenjës së gishtit të një personi. Disa mbrojtëse ekrani, sipas samsung, mund ta bëjnë sensorin të mos funksionojë sic duhet.

(Kosova Sot Online)