Qeveri dhe ushtri nga 20 vende të botës janë spiunuar përmes WhatsApp’it

  • 02 nëntor 2019 - 09:53
Qeveri dhe ushtri nga 20 vende të botës janë spiunuar përmes WhatsApp’it

Përmes shërbimit të mesazhit, dyshohet se Whatsapp ka përgjuar qeveri dhe ushtri në të paktën 20 vende të botës. Një software përgjues i një firme izraelite ka shfrytëzuar një boshllëk sigurie.

Një numër jo i vogël anëtarësh nga qeveri dhe ushtri të të paktën 20 vendeve të botës sipas të dhënave të qarqeve të brendshme kanë qenë objekt përgjimi përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp, kanë konfirmuar për agjensinë “Reuters” disa persona, që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së Facebook-ut, Whatsapp, citoi Deutsche Welle. Me një software spiunazhi mund të përgjoheshin smartphonët e të prekurve.

Whatsapp ka dorëzuar të martën aktakuzën kundër firmës izraelite të softëarëve NSO Group. Kjo firmë akuzohet, se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e Whatsapp-it. Me këtë janë hakeruar smartphonët e më të paktën 1.400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

NSO kishte deklaruar më parë lidhur me akuza të tilla, se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit. Për akuzat e reja NSO nuk është prononcuar. Kreu i Whatsapp-it, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup paraqitet se punon me përgjegjësi për qeveritë. “Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”

Sipas të dhënave, NSO ka përdorur një boshllëk sigurie në shërbimin e mesazhit, Whatsapp për të instaluar programin Pegasus. Në smartphonët e përdoruesve është shfaqur vetëm një telefenatë videoje, shkroi Cathcart në një artikull për “Washington Post.” Në të vërtetë pas rënies së ziles është instaluar një kod dëmtues për të instaluar softëare spiunazhi. Shërbimi Whatsapp u bëri thirrje përdoruesve që të aktualizojnë celularin për të mbyllur këtë boshllëk sigurie. NSO u identifikua pas disa muaj hetimesh. Që në vitin 2016 ekspertët e kishin akuzuar këtë firmë, se ka ndihmuar në përgjimin e aktivistëve në Emiratet e Bashkuara. Pegasus është në gjendje të aktivizojë kameran dhe mikrofonin e smartphoni-t të personit të përgjuar. 

(Kosova Sot Online)