Google do të ndalojë indeksimin e faqeve që kanë Flash

  • 03 November 2019 - 12:23
Google do të ndalojë indeksimin e faqeve që kanë Flash

Në ditët kur ueb-faqet ishin statike, Flash ishte një teknologji e shkëlqyeshme, e cila ua mundësonte sajteve të kenë një mori të përmbajtjeve mediatike, luajtjen e lojërave komplekse direkt në browser dhe gjëra të ngjashme. Megjithatë, me kalimin e viteve, Flash u bë gjithnjë e më shumë pengesë në përdorimin e internetit, raporton Ubergizmo.

Kjo ka bërë që kompanitë si Google të fillojnë ta largojnë teknologjinë nga browserët e tyre. Tani Google po planifikon ta ndalojë plotësisht mbështetjen për Flash. Kompania tha në njoftimin e saj se do ta ndalojë indeksimin e sajteve, të cilat përmbajnë Flash në kuadër të rezultateve të kërkimit. 

Sipas kompanisë, Google Search do ta ndalojë mbështetjen për Flash deri në fund të vitit. Në faqet e internetit që përmbajnë përmbajtje Flash, Google do ta injorojë këtë, dhe gjithashtu do ta ndalojë indeksimin e fajlave të pavarur SWF.

Sipas Google, ndikimi tek përdoruesit dhe sajtet me siguri nuk do të jetë shumë i madh. Google u ka dhënë developerëve mjaft kohë për të kaluar në HTML5 dhe veglat më moderne të krijimit të përmbajtjeve të internetit.

(Kosova Sot Online)