Joop Donkervoort, prezanton versionin e ri JD70

  • 07 November 2019 - 18:46
Joop Donkervoort, prezanton versionin e ri JD70

Prodhuesi holandez i veturave sportive, Donkervoort me rastin e datëlindjes së 70-ë të themeluesit të kësaj kompanie, Joop Donkervoort, prezanton versionin e ri JD70 të modelit të vet me dy ulëse – D8 GTO.

D8 GTO JD70 vjen me motor të Audit, 2.5-litër Turbo me pesë cilindra i përforcuar në 309 kW/421 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,78 sekonda.

Gjithashtu, modeli i ri vjen me pjesën e përparme të modifikuar, amortizatorët e modifikuar, dizajn të ri të rrotave, si dhe bateri më të lehtë dhe ulëse më të lehta nga fibra të karbonit.

Duhet theksuar se pesha e JD70, i cili ka sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, është më pak se 700 kilogramë, falë përdorimit të fibrave të karbonit.

Donkervoort, po ashtu, planifikon që D8 GTO JD70 ta prodhojë në seri të kufizuar prej vetëm 70 njësi. Sa i përket çmimit, JD70 kushton 163,636.36 euro (pa tatim).

Porositë kompania tashmë ka filluar t’i pranojë, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë në pranverë.


(Kosova Sot Online)