Volkswagen vjen me “bishën” e re ID. Space Vizzion

  • 10 November 2019 - 09:04
Volkswagen vjen me “bishën” e re ID. Space Vizzion

Gjatë javës së kaluar, Volkswagen bëri të ditur, se do të prezantojë një makinë të re nga linja ID në fund të këtij muaji në LA Auto Show.

Tani është konfirmuar, se kjo makinë do të quhet ID. Space Vizzion, ndërsa është shfaqur edhe pamja që do të ketë.

Krahas crossoverit ID.4 pritet që ta shohim edhe këtë makinë që mbushet me energji elektrike,

Dizajni i këtij Volkswageni është krijuar që të ketë aerodinamikë të madhe, me kulm të rrafshët dhe hapje të shumta në pjesën e  përparme.

(Kosova Sot Online)