Huawei Nova 6 SE pritet javën e ardhshme

  • 27 November 2019 - 08:56
Huawei Nova 6 SE pritet javën e ardhshme

Gjatë muajit të kaluar, ka pasur informacione për telefonin e ardhshëm Huawei Nova 6, si dhe variantin e tij 5G, që do të dalë më 5 dhjetor.

Tani njoftuesi Slashleaks tregon se Huawei po planifikon gjithashtu një version buxhetor të telefonit, të quajtur Nova 6 SE.

Kur bëhet fjalë për dizajn, Nova 6 SE përkujton modelin Nova 5z, i cili u lëshua muajin e kaluar dhe përmban një ekran me ‘dhëmbë’ dhe një sistem me katër kamera në pjesën e pasme.

Një poster i Huawei Nova 6 SE zbulon se telefoni do të ketë një ekran të ngjashëm dhe një sistem me katër kamera që zhvendoset në këndin e sipërm të majtë.

Ekrani pritet të mbetet një IPS LCD, pasi telefoni Nova 6 SE do të synojë segmentin e tregut të mesëm. Në anën e djathtë të kornizës është një sensori i gjurmëve të gishtërinjve, së bashku me butonat e kontrollit audio.

Një tjetër poster është lëshuar, duke zbuluar se telefoni do të përdorë çip Kirin 810 dhe do të mbështesë supermbushësin Huawei 40W.

(Kosova Sot Online)