Samsung me ekran 3D më 2020

  • 08 December 2019 - 17:04
Samsung me ekran 3D më 2020

Edhe pse Samsung Galaxy S11, S11 Plus dhe S11e pritet të vijnë në fillim të vitit të ardhshëm, kompania jugkoreane duket se po përgatit një telefon tjetër të nivelit të lartë të quajtur Galaxy One.

Vitet e fundit kemi parë një prirje të minimizimit të skajeve rreth ekranit, duke u dhënë përdoruesve një desktop më të madh pa rritur dimensionet e përgjithshme të pajisjes. Disa nga shembujt më ekstremë të kësaj janë Vivo NEX 3 5G si dhe Xiaomi Mi Mix Alpha.

Samsung ka kohë që po ofron telefona me të ashtuquajturin ekran Edge, dhe ndërsa kompania zhvillon ekrane për qëllimet e veta, patenta e zbuluar kohët e fundit që Samsung ka paraqitur tregon që gjithashtu presim diçka krejt të re në të ardhmen e afërt.

Patenta është paraqitur në Zyrën e Patentave të SHBA-së më 14 mars 2019 dhe është botuar më 7 nëntor 2019.

Në patentën e lartpërmendur, ne shohim një ekran që lakohet jo vetëm nga anët, por edhe nga lart dhe poshtë, duke dhënë kështu një përshtypje 3D. Përveç kësaj, ana e telefonit ka edhe kontrolle speciale, të ngjashme me ato te Huawei Mate 30.

(Kosova Sot Online)