iPhone SE 2 mund të jetë iPhone 9 që asnjëherë nuk u lansua

  • 09 dhjetor 2019 - 08:32
iPhone SE 2 mund të jetë iPhone 9 që asnjëherë nuk u lansua

Thashethemet për iPhone qarkullojnë tërë kohën.

IPhone SE 2 është pajisja e vetme që supozohet të përfshijë një ekran LCD, por informacion i ri na tregon se pajisja që do të dalë në treg është një iPhone 9 i ri.

Dihet që Apple ka pasur disa ide të çuditshme kur bëhet fjalë për emërtimin e iPhone-ve të tyre.

Ka pasur një iPhone 6, 7, 8, kështu që pritej një iPhone 9.

Sidoqoftë, Apple lansoi iPhone 8 me iPhone X, dhe pas kësaj, ne kemi marrë iPhone XR, iPhone XI dhe iPhone XI Pro.

Vitin tjetër pritet një seri e re iPhone 12 dhe një iPhone i ri SE 2, por një raport i ri nga Macotakara thotë se kjo pajisje e re do të quhet iPhone 9.

“Sipas burimit të informuar, iPhone SE2 do të lansohet në pranverëne 2020, si iPhone 9, pasi vazhdon të përvetësojë trupin e iPhone 8 ashtu siç është dhe sjell çipin bionik A13.

Ky iPhone 9 ose iPhone SE 2 i ri, mendohet se do të vijë me një ekran LCD 4.7 inç.

Supozohet se do të duket shumë si iPhone 8, por do të përfshijë çipin e ri A13 nga Apple, dhe gjithashtu supozohet se do të ketë çmim prej 399 dollarë.

(Kosova Sot Online)