Njihuni me “bishën elektrike” të McLaren

  • 09 December 2019 - 11:29
Njihuni me “bishën elektrike” të McLaren

Drejtori i përgjithshëm në McLaren , Mike Flewitt ka thënë se po e përgatisin një hibrid të ri, me të cilin do rivalizojnë me Ferrari SF90 Stradale dhe Aston Martin Valhalla.

Ky hibrid elektrik do të ketë mundësi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 2.3 sekonda.

Ferrari SF90 Stradale, brenda 2.6 sekondave mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë.

Hibridi që i përket gjeneratës së re, do të prezantohet në fund të muajit që vjen, derisa pritet që të dalë në teg gjatë vitit 2021.

(Kosova Sot Online)