Ky është prodhimi më i ri nga Nokia

  • 10 dhjetor 2019 - 17:24
Ky është prodhimi më i ri nga Nokia

Nokia 2.3 është telefoni më i ri Android One

Nokia e ka prezantuar Nokia 2.3, telefonin e vet më të ri Android One, i cili bie në segmentin buxhetor dhe do të shitet me një çmim prej 109 €.

Nokia 2.3 është telefon i thjeshtë i bërë nga polimeret. Në pjesën e përparme të pajisjes është një ekran 6.2 inçësh, 720p me notch. Në pjesën anësore ndodhet butoni i dedikuar për Google Assistant. Pjesa e pasme është bërë nga materiali 3D me nano-teksturë, ndërsa pajisja do të jetë në dispozicion në variantet Cyan Green, Sand dhe Charcoal.

Telefoni e përdor çipsetin MediaTek Helio A22, 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të zgjerueshme për ruajtje. Dy kamera janë të pranishme në pjesën e prapme, me sensor kryesor 13MP f2.2 dhe sensor të thellësisë prej 2MP. Në pjesën e përparme është kamera për selfie 5MP f2.4, e cila gjithashtu e mbështet face unlock.

Nokia 2.3 ka bateri prej 4000mAh, për të cilën kompania pretendon se i ofron dy ditë punë me një mbushje. Sistemi operativ është Android One (Android 9), ndërsa Nokia i premton dy vjet azhurnime të Androidit dhe tre vjet azhurnime mujore të sigurisë.


(Kosova Sot Online)