Samsung ka shitur 1 milion Galaxy Fold, përkundër çmimit prej 2,000 dollarësh

  • 15 December 2019 - 08:13
Samsung ka shitur 1 milion Galaxy Fold, përkundër çmimit prej 2,000 dollarësh

Presidenti i Samsung Electronics, Young Sohn ka thënë se kompania e tij ka shitur 1 milion smartphone me ekrane që palosen, edhe pse ai kishte pritur të shiste vetëm 500,000.

Përkundër se është smartphone jashtëzakonisht i shtrenjtë, ka 1 milion njerëz kanë vendosur ta përdorin atë – së paku deri më tani.

Smartphone me palosje nga Samsung u prezantua në fillim të vitit dhe u lançua në muajin prill.

Pas problemeve të shumta që u zbuluan nga analistët, kompania vendosi ta tërhiqe nga tregu për ta përmirësuar më tutje.

Samsung e nxori në shitje vetëm në shtator telefonin.

Galaxy Fold i përmirësuar ishte më i qëndrueshëm edhe pse problemet me ekranin vazhduan akoma.

Thuhet se Samsung ka planifikuar të shesë 6 milionë pajisje në 2020. 

(Kosova Sot Online)