Rrjeti social Instagram do të ndalojë bullizmin në postime

  • 25 December 2019 - 17:21
Rrjeti social Instagram do të ndalojë bullizmin në postime

Instagram do të vijë me një risi për të gjithë përdoruesit. Duhet të mendoheni dy herë përpara se të shkruani një përshkrim ofendues në fotot që do të publikoni.

Opsioni i ri që Instagram do të sjellë, që do të jetë funksional në vitin 2020, lidhet me përshkrimin që ju i bëni fotove dhe videove që publikoni, apo në komente. Ky opsion i ri është bërë më qëllimin për të reduktuar bullizimin online.

Pra, nëse ju në përshkrimin e fotos apo videos që publikoni, ofendoni dikë, opsioni i ri “Al”, do t’ju njoftojë që postimi duhet fshirë ose duhet ta editoni.

(Kosova Sot Online)