Volkswagen Golf R i ri, thjeshtë i mrekullueshëm

  • 13 January 2020 - 17:12
Volkswagen Golf R i ri, thjeshtë i mrekullueshëm

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, gjatë prezantimit të Golfit të ri në muajin nëntor në Wolfsburg ka paralajmëruar se gjatë 2020-s (në gjysmën e dytë të këtij viti) në treg do të arrijnë edhe versionet sportive të tij.

Versionet Golf GTI, GTI TCR, GTD dhe R pritet të arrijnë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Ky prodhues në lidhje me këtë nuk ka zbuluar asnjë detaj por revista e njohur britanike për automjete “Car Magazine” ka disa detaje të cilat kanë të bëjnë me versionet sportive të këtij bestselleri gjerman.

Sipas “Car Magazine”, GTI klasik tani do të ketë motor benzinë 2.0-litër Turbo me teknologjinë 48-voltëshe (mild-hybrid) e kapacitet prej 235 kuajfuqi, si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe marshin manual me 6 shpejtësi ose automatik DSG me 7 shpejtësi.

Përveç këtij, edhe versioni GTI TCR do të ketë 290 kuajfuqi.

(Kosova Sot Online)