Apple refuzon kërkesën e FBI’së për ta zhbllokuar iPhone’in e një sulmuesi

  • 16 January 2020 - 18:59
Apple refuzon kërkesën e FBI’së për ta zhbllokuar iPhone’in e një sulmuesi

Kompania Apple hedh poshtë kritikat dhe pretendon se po ndihmon agjencinë FBI të hetojë sulmin terrorist të 6 dhjetorit në bazën ushtarake Pensacola, të Floridas.

Apple në një shënim shpjegon se agjentët federale e njoftuan atë se kishin nevojë për ndihmë të mëtejshme.

Apple deklaron se ka ndihmuar agjencinë mbi të gjitha informacionet në dispozicion të saj, përfshirë ato që lidhen me llogarinë Apple të vrasësit.

Kompania Apple përsërit atë që ka thënë vazhdimisht në lidhje me përgjimin e iPhone-ve: “nuk ka ndërhyrje në llogaritë e personave të mirë. Monitorimi do të jetë vetëm për ata që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e të dhënave të klientëve tanë”.

Ministri i Drejtësisë William Barr i kërkoi kompanisë Apple ndihmë për zhbllokimin e iPhone e terroristit saudit që hapi zjarr në bazën e Pensacola.

(Kosova Sot Online)