Lamtumirë Windows 7 – nga sot asnjë përditësim i këtij sistemi

  • 18 January 2020 - 17:11
Lamtumirë Windows 7 – nga sot asnjë përditësim i këtij sistemi

Lamtumirë Windows 7, sot mbyllet perdja e sistemit operativ Microsoft i dalë në treg në vitin 2009.

Nga sot, 14 janar 2020, Microsoft nuk do të lëshojë më përditësime teknologjike dhe të sigurisë. Mënyra e vetme për të vazhduar marrjen e tyre dhe kalimin në një program me pagesë të rezervuar për kompanitë deri në vitin 2023.

Të gjithë përdoruesit e tjerë duhet të kalojnë në sistemin operativ Windows 10.

Sipas StatCounter, deri më sot, Windows 7 është akoma i pranishëm në 26.79% të kompjuterëve në qarkullim, duke marrë parasysh platformat e desktopit.

Ndalimi i mbështetjes nuk do të thotë që kompjuterët do të ndalojnë së punuari, por se ata do të jenë të prekshëm ndaj viruseve.

Për t’u mbrojtur, konsumatorët mund të kalojnë në sistemin operativ më të fundit, domethënë Windows 10, i cili mund të shkarkohet në një faqe specifike të faqes Microsoft që quhet Download Windows 10. 

(Kosova Sot Online)