4 pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale

  • 19 January 2020 - 09:52
4 pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale

Kompanitë e të gjitha përmasave, duke filluar që nga ato të vogla e deri te ato gjigande, e kanë kuptuar rëndësinë e performancës së tyre në rrjetet sociale.

Sipas studimeve, deri në 2021 pritet që numri i përdoruesve aktiv të rrjeteve sociale në një muaj të vetëm, të shkojë 3.09 miliardë njerëz.

Aktualisht, koha mesatare e shpenzuar nga në mediat sociale në ditë është 136 minuta. Shumica e organizatave dhe kompanive thonë se shpenzojnë afro 30% të fondit për marketing, në marketingun dixhital.

Në vitin 2020 pritet që shpenzimet që do të kryhen në reklamat online do të kapin vlerën 385 miliardë dollarë. Këta indikatorë tregojnë diçka, apo jo? Mirëpo, nëse dëshironi të fuqizoni rrjetet tuaja sociale, ka disa pyetje që duhet t’i bëni vetes.

Cilat janë qëllimet tuaja?

Në rast se bëhet fjalë për një kompani të porsalindur, strategjitë tuaja të marketingut duhet të fillojnë me testimin e ideve, njohjen e emrit dhe parapritën për produktet dhe shërbimet që do të ofroni. Në rastet e tjera, duhet të jeni më specifik, t’i “mëshoni” shitjeve, përhapjes gjeografike dhe të rrisni shitjet dhe audiencën në kohë reale. Në momentin që do të keni përcaktuar qëllimet, identifikoni se si do të masni rezultatet e suksesit. Nëpërmjet like-ve, rritjes së ndjekësve, komenteve, mesazheve apo diskutimeve që do të lindin nga postimet tuaja? Matësit duhet të jenë të lidhur në mënyrë direkte me qëllimet e përcaktuara në fillim.

Cilat platforma do të përdorni?

Përcaktimi I platformave që do të përdorni për zhvillimin e strategjive tuaja të marketingut duhet të lindë nga të kuptuarit e preferencave dhe identitetit të përdoruesve të secilit rrjet social. Rrjete të ndryshme sociale kanë shtrirje të ndryshme të audiencës, grupmoshave, kështu që duhet të përcaktoni “target-in” tuaj. Përshembull, nëse po kërkoni të rrisni audiencën e të rinjve, atëherë duhet të orientoheni drejt SnapChat, ndërsa nëse jeni në kërkim të profesionistëve, hidhini një sy LinkedIn.

Çfarë strategjish do të “fshehin” përmbajtjet tuaja?

Shpesh, kompanitë e ndryshme kanë çdo strategji gati, buxhetin, stafin, agjencitë dhe idetë, por nuk janë studiuar mirë llojin e përmbajtjeve që do të përdorin. Sipas një studimi, 46% e konsumatorëve shorehen se ndjekin brand-e të ndryshme vetëm nga përmbajtjet inspiruese. Duhet të kuptoni çfarëlloj publikimesh do të angazhojnë audiencën në faqen tuaj. Një gjë që duhet të mbani mend- përmbajtjet tuaja duhet të jenë të veçanta, të shërbejnë dhe të shpërndahen.

A jeni gati për të komunikuar me ndjekësit tuaj- në kohë reale?

Interaktiviteti në rrjetet sociale funksionon nga dy aktorë – marka dhe konsumatori – çka do të thotë se ju duhet ta mbani audiencën e angazhuar nëpërmjet pyetjeve, shqetësimeve apo sygjerimeve. Kjo do të bëjë që lidhja mes ndjekësve dhe brand-it të jetë më e fortë. Audienca juaj do të ndihet pjesë e vendimeve tuaja, do të jetë aktive dhe mbi të gjitha do të ndihet e rëndësishme. Duke u ndjerë e familjarizuar, simpatia e saj kundrejt produktit, faqes apo kompanisë suaj do të rritet me kalimin ekohës.

(Kosova Sot Online)