Smartphone-t Samsung Galaxy të lëvduar si më të mirët e vitit

  • 23 January 2020 - 17:30
Smartphone-t Samsung Galaxy të lëvduar si më të mirët e vitit

Në një përmbledhje të vitit që lamë pas, mund të thuhet padyshim se 2019 ishte viti i gjigandit të telekomunikacionit, Samsung Electronics. Smartphone-t Galaxy u lavdëruan si pajisjet më të mira të vitit nga mediat dhe agjensi të ndryshme të vlerësimit të teknologjisë konsumatore, që dëshmon përkushtimin besnik të kompanisë kundrejt inovacionit dhe cilësisë elitare.

Samsung Galaxy S10 iu dha çmimi më i lartë i industrisë DisplayMate i klasës A +, me 100% vlerësime të shkëlqyera në të gjitha kategoritë. Nuk është për t’u habitur që Galaxy S10 + mori gjithashtu vlerësime shumë të larta për Ekranin Quad HD + AMOLED Infinity-O Display 6.4”, i cili kontribuoi në përfshirjen e tij në listat më të mira“Best Of”që vlerësojnë telefonat inteligjentë më të mirë të vitit 2019. 

2019 ishte gjithashtu një vit i shkëlqyer për Samsung Galaxy Note10+. Pasi fitoi çmimin “Ekrani më i Mirë për Smartphone” nga DisplayMate, Note10+ mori reagime të vazhdueshme pozitive në të gjithë mediat e vlerësimeve, i njohur si një ndër pajisjet më të mira të 2019, duke vlerësuar jo vetëm ekranin e tij, por dobinë dhe multifunksionalitetin e S Pen-it të famshëm. Galaxy Note10 + mori gjithashtu rezultatin më të lartë të vitit në një provë nga përcaktuesit e pavarur të Standardeve DxOMark. Testi, që krahasoi performancën e kamerave me dritë të ulët të katër smartphone-ve më të shitur, renditi të parin Galaxy Note10+ 5G në kategorinë Ultra Wide për Kamerat më të Mira të Smartphone për vitin 2019. Galaxy Note10+ 5G gjithashtu mori vlerësimin prej 99 pikësh për kamerën e përpame dhe 117 pikë për kamerën kryesore.

Në testet nga botimi i pavarur i Shoqatës së Konsumatorëve Which?, Galaxy S10 5G zuri vendin e parë, i ndjekur nga Galaxy Note10+ 5G dhe Galaxy S10+ të cilët janë të vetmit smartphone që kanë arritur një rezultat prej 90% ose më shumë. Si Galaxy S10 apo Note10, si dhe të gjitha variantet e tyre, iu dha marka e miratimit “Blerja më e mirë”. Madje, as aksesorët audio nuk mbeten prapa. Galaxy Buds u renditën të parët në kategorinë e kufjeve wireless me gjithsej 86 pikë, duke marrë një vlerësim “Excellent” në kategorinë e cilësisë së tingullit nga organizata e pavarur Consumer Reports.

Edhe në Shqipëri e në Kosovë, seria S10 dhe Note10 morën jo pak vëmendje nga mediat lokale. Emisioni HiTech në televizionin Klan Kosova e cilësoi Galaxy S10+ si “një ndër smartphone-t më të mirë në botë”, ndërsa Note10 si “smartphone-in premium të biznesit të ndërtuar me mjeshtëri dhe elegancë brilante”, bazuar në veçoritë dhe perfomancën, duke u shprehur më tej se “Samsung po revolucionon teknologjinë pikërisht në këto dy seri”. Shtëpia e Teknologjisë, e njohur ndryshe si ose.al, ka komplimentuar shpejtësinë e karikimit të Note10 si të pabesueshme. Ajo e ka emërtuar Galaxy S10 si një smartphone spektakolar. “Është e vështirë të diskutohet kundër Galaxy S10. Hardware fantastik dhe ekrani më i mirë në klasin e tij nxjerr jashte loje çdo konkurrent tjeter. S10 sjell një aparat i ri me kënd të gjerë dhe përvoje fotografie te shpejtë dhe te qëndrueshme. Me vetem disa përditësime dhe “tweaks” qo do vijne me kalimin e kohes S10 është smartphone juaj i ëndrrave dhe më i miri momentalisht.”, shkruan ose.al.

Samsung ka qenë gjithmonë pionier në dizajnet dhe projektimet inovative të telefonëve inteligjentë, dhe 2019 dëshmoi lidershipin e gjigandit të telekomunikacionit në industri. Si prodhuesi i parë që solli në treg një smartphone me ekran të palosshëm, Samsung ka zbarkuar në terrenin e ri të ekraneve në shumë mënyra, duke vazhduar të sjellë zgjedhjen e përsosur për përdoruesit që kërkojnë që telefonat me cilësi më të lartë të jenë si kreativë edhe argëtues. Me moton “Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen”, Samsung na siguron se as në dekadën e re nuk do të ketë të ndalur.

(Kosova Sot Online)