Telefoni i palosshëm nga Motorola, Razr Phone, lansohet më 6 shkurt

  • 23 January 2020 - 20:49
Telefoni i palosshëm nga Motorola, Razr Phone, lansohet më 6 shkurt

Në nëntor të vitit të kaluar, Motorola njoftoi telefonin e tyre të palosshëm në formën e Motorola Razr, një ringjallje e dizajnit klasik dhe ikonik, përveç një kthese moderne ku paraqet një ekran fleksibël.

Telefoni fillimisht ishte menduar të lansohej pas Krishtëlindjeve, por ndërmarrja vonoi lansimin.

Sipas Motorola, kjo ishte për shkak të “entuziazmit të pashembullt” për telefonin, por nëse keni qenë në pritje, do të jeni të kënaqur të kuptoni se Motorola dhe Verizon kanë njoftuar që Razr do të lansohet zyrtarisht në datën 6 shkurt, 2020.

Para-porositë pritet gjithashtu të fillojnë më 26 janar, kështu që bëni kujdes nëse dëshironi të merrni telefonin.

Telefoni do të ketë një çmim prej 1.499 dollarëve duke e bërë atë pak më të përballueshëm në krahasim me Galaxy Fold, por definitivisht nuk është një pajisje e lirë.

(Kosova Sot Online)