Kjo Audi RS7 është e shpejtë sa një Lamborghini Huracan

  • 09 February 2020 - 08:23
Kjo Audi RS7 është e shpejtë sa një Lamborghini Huracan

Ne jetojmë në një botë ku disa makina mund të jenë po aq të shpejta, ose mbase edhe më të shpejta, sesa supermakinat sportive. Një shembull kryesor është gjenerata e re Audi RS7 Sportback, e cila pa asnjë ndërhyrje të jashtme mund të godasë 100 km / orë në 3.6 sekonda.

Dëshironi diçka më të shpejtë? Për këtë është përkujdesur ABT, ku tani nevojiten rreth 3.3 sekonda për atë shpejtësi, e cila ka motor 4.0-litërsh binjak-turbo V8 me 700 PS.

Kjo është një shtesë prej 100 PS dhe 80 Nm ciftrrotullues mbi modelin ekzekutiv normal.

Numra të ngjashëm ka edhe Lamborghini Huracan, e cila shkon 100 km/orë në 3.2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale mbi 325 km.orë.

(Kosova Sot Online)