WhatsApp i bën 2 miliardë përdorues

  • 13 February 2020 - 08:26
WhatsApp i bën 2 miliardë përdorues

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve, i drejtuar nga Facebook, njoftoi sot se numëronte tashmë më shumë se dy miliardë përdorues në mbarë botën dhe u shpreh i vendosur për të mbrojtur bisedat e tyre private.

“Ne jemi të mrekulluar të ndajmë në këtë ditë që WhatsApp numëron më shumë se dy miliardë përdorues në botë”, theksoi grupi në një postim duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së bisedave, fotove, videove dhe të dhënave të tjera personale të përdoruesve.

“Ne e dimë që sa më shumë të lidhemi, aq më shumë duhet të mbrojmë të dhënat”, theksoi ai.

“Ndërkohë që ne kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në linjë, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”, shtoi ai.

WhatsApp theksoi se çdo mesazh i dërguar është i siguruar nga një kod i fuqishëm që mbron informacionet nga piratët dhe kriminelët.

(Kosova Sot Online)