Si të pastroni telefonin tuaj për t’u mbrojtur nga koronavirusi

  • 13 March 2020 - 10:46
Si të pastroni telefonin tuaj për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe janë dhënë disa këshilla për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.

Një nga këshillat konsiston te sendet personale në përdorim e pikërisht celularin. Mënyra e duhur për të pastruar telefonin tuaj është të merrni një leckë me mikrofibra dhe ta lani me ujë dhe sapun dhe e shtrydhni.

Më pas telefonin duhet ta shkëpusni nga çdo kabull dhe ta fikni.

Në vijim fshini ekranin dhe sipërfaqet e tjera të celularit me leckën e butë, pak të lagur, por pa përdorimin e garzës.

Nuk sugjerohet pastrimi me alkool ose dezifektues pasi mund të dëmtojë ekranin e telefonit tuaj.

(Kosova Sot Online)