Rolls-Royce e ndërpret prodhimin në Britani shkaku i koronavirusit

  • 18 March 2020 - 14:19
Rolls-Royce e ndërpret prodhimin në Britani shkaku i koronavirusit

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Rolls-Royce, njoftoi se do ta ndërpresë prodhimin në fabrikën britanike për dy javë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve të vet.

“Rolls-Royce njofton sot se prodhimi në fabrikën me bazë në Goodëood do të ndërpritet nga 23 marsi për dy javë”, thuhet në deklaratën e kompanisë, shkruan “Reuters”.

“Me qëllim të sigurimit të shëndetit dhe mirëqenies së punëtorëve të kompanisë, kjo mbyllje do të pasohet me një pushim tjetër prej dy javëve, i cili është planifikuar më parë”, theksohet në njoftim.

Ndryshe, Rolls-Royce i ka rreth 1300 punëtorë dhe, ndonëse është kompani britanike, është pjesë e grupit “BMW Group” nga Gjermania.

Veturat e këtij prodhuesi dallohen për nivelin e lartë të luksit dhe rehatisë, por njëkohësisht edhe për çmimin e lartë. Për shembull, modeli “Rolls Royce Phantom” kushton rreth 410 mijë euro.

(Kosova Sot Online)