Video-loja e re promovon distancimin fizik

  • 13 May 2020 - 13:46
Video-loja e re promovon distancimin fizik

Krijuesi i një loje kompjuterike të distancimit fizik thotë se shpreson që loja do t’u ndihmojë njerëzve të kuptojnë se si mund t’i shpëtojnë jetët në botën e vërtetë.

Lojtarët e Can You Save the World? (A mund ta shpëtosh botën?) duhet të mbahen larg njerëzve nëpër rrugë të mbushura, të mbledhin maska dhe t’u ikin teshtimave të mëdha për të mbledhur numrin e “jetëve të shpëtuara”.

Kjo kishte qenë ideja e profesorit Richard Wiseman, psikolog nga Universiteti Hertfordshire, i cili e krijoi këtë video lojë me dizajnerin francez të lojërave kompjuterike Martin Jacob.

(Kosova Sot Online)