Krijohet interneti më i shpejtë ndonjëherë, 1000 filma HD shkarkohen për 1 sekondë

  • 22 May 2020 - 14:23
Krijohet interneti më i shpejtë ndonjëherë, 1000 filma HD shkarkohen për 1 sekondë

Shkencëtarët australianë thonë se kanë krijuar një pajisje e cila ofron internetin më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë – i cili i lejon përdoruesit të shkarkojnë 1,000 filma HD brenda një sekonde.

Ky internet u jep përdoruesve shpejtësi prej 44.2 tbps (terabajt për sekond), dhe nëse nuk e dini se çfarë janë terabajtët, është 1 milion herë më shpejtë sesa interneti më i mirë aktualisht.

Sipas Independent, ekipi nga universitetet australiane – Monash, Swinburne dhe RMIT – përdorën një mikroçip optik i cili përmban qindra laserë me rreze infra të kuqe për të transferuar të dhëna përreth një infrastrukture ekzistuese komunikimi në Melbourne.

Hulumtimi u udhëhoq nga Dr. Bill Corcoran i Universitetit Monash, profesori Arnan Mitchel i RMIT dhe profesori David Moss nga Swinburne. Mitchell shpjegoi se qëllimi i projektit ishte të rritej fuqia transmetuese nga qindra gigabajt për sekondë, në dhjetëra terabajt për sekondë pa e rritur madhësinë, peshën ose koston.

(Kosova Sot Online)