Aplikacioni atraktiv për rikthimin e ikonave të vjetra në iPhone

  • 28 maj 2020 - 19:20
Aplikacioni atraktiv për rikthimin e ikonave të vjetra në iPhone

Mjafton ta hapni aplikacionin nga smartfoni dhe të bëni ndryshimin, por kjo është në dispozicion vetëm në Safari dhe nuk mundësohet për Chrome.

Nëse keni nostalgji për kohë, kur nuk duhej vendosur maskë për të dalë nga shtëpia, MSCHF e ka krijuar një aplikacion atraktiv.

Derisa bota  jashtme mund të jetë e frikshme, Icon Rewind është një aplikacion që e bën tlefonin tuaj të këndshëm dhe mjaft të dashur, duke iu kujtuar kohën kur e keni pasur edhe iPhonin e parë.

Mjafton ta hapni aplikacionin nga smartfoni dhe të bëni ndryshimin, por kjo është në dispozicion vetëm në Safari dhe nuk mundësohet për Chrome.

Ikonat e ndryshuara me Icon Rewind

“Nostalgjia është një ndjenjë shumë e fuqishme, ndërsa ikonat kanë përdorim të shpeshtë në baza ditore. Menduam se ky do ishte një rikthim i këndshëm”, ka thënë Daniel Greenberg, që është kreu strategjik i MSCHF.

Meqenëse atij vet i ka pëlqyer gjithmonë më shumë shenja e vjetër e Instagramit dhe Slack, vendosi që të punojë për rikthimin e të gjithë ikonave të vjetra.

Ky format, vetëm i zëvendëson ikonat në mënyrë sipërfaqësore, derisa aplikacionet mbesin të njëjtat, së bashku me përditësimet që iu janë bërë.

“Iu kujtohet kur fantazma e Snapchat kishte një fytyrë, ndërsa ne bënim Snaps derisa shëtisnim, më mungojnë këtë kohë të vjetra e të mira”, ka thënë Greenberg.

Nëpërmjet Icon Rewind, mund të aplikohet ikona e Musical.ly, që do t’ju hapë aplikacionin e ri TikTok.

(Kosova Sot Online)