TikTok sulmohet nga Google për videot

  • 30 May 2020 - 12:42
TikTok sulmohet nga Google për videot

Aplikacioni TikTok është goditur nga një sërë vlerësimesh negative në Indi për shkak të një mosmarrëveshje mes krijuesve vendas në YouTube dhe influencuesve të këtij rrjeti.

Vlerësimet në Play Store kanë shkuar në 1.2 yje mesatarisht, por Google ka ndërhyrë duke i hequr të gjitha duke e rikthyer përsëri me 4.4 yje.

Në total, janë hequr më shumë se 8 milionë vlerësime negative për të rikthyer aplikacionin në pozicionimin e mëparshëm pasi këto nuk kishin lidhje me cilësinë apo funksionimin e tij.

Shumë video të aplikacionit promovojnë dhunën, abuzimin me kafshët, racizmin, keqtrajtimin e fëmijëve, ngacmimet seksuale të cilat ndikojnë në reagimet kundër kësaj platforme.

(Kosova Sot Online)