Sony shtyn lansimin e lojërave për PS5 shkaku i protestave në SHBA

  • 02 June 2020 - 19:26
Sony shtyn lansimin e lojërave për PS5 shkaku i protestave në SHBA

Sony ka vendosur që ta shtyjë ngjarjet e lidhura me lansimin e konsolës së saj të re të lojërave.

Përmes një deklarate, kjo kompani nuk ka përmendur trazirat në SHBA, por ka aluduar në to, duke thënë:

“Nuk ndiejmë se është koha për të kremtuar”, teksa është shtuar se “më e rëndësishme është të dëgjohen zërat”, raporton BBC.

Sony kishte planifikuar që të enjten ta lansojë disa prej lojrave për Playstation 5. 

(Kosova Sot Online)