Aplikacioni gjerman për mbrojtje nga koronavirusi shkarkohet 6.5 milionë herë për 24 orë

  • 17 June 2020 - 15:34
 Aplikacioni gjerman për mbrojtje nga koronavirusi shkarkohet 6.5 milionë herë për 24 orë

Aplikacioni gjerman për telefona të mençur, i cili është lansuar për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, është shkarkuar 6.5 milionë herë vetëm gjatë 24 orëve të para të lansimit.

Christina Klein tha se kjo shifër është dëshmi e punës së shkëlqyeshme që ekipet nga SAP-i dhe kompania “Deutsche Telekom” kanë bërë për përgatitjen e aplikacionit të quajtur Corona-Warn-App për vetëm gjashtë javë.

a

 

Dje, qeveria gjermane u bëri thirrje qytetarëve për ta shkarkuar aplikacionin e ri, duke këmbëngulur se ai është mjeti më i sofistikuar për luftimin e pandemisë, shkruan “The Guardian”.

Ky aplikacion ishte përballur me vështirësi për shkak të mosmarrëveshjeve për privatësinë e të dhënave dhe funksionalitetit, por tash po vlerësohet se është lansuar në kohën e duhur, kur po lehtësohen masat kufizuese.

Ndryshe, Gjermania është në mesin e vendeve me më së shumti persona të infektuar me Covid-19 në Evropë, por ka shënuar shumë më pak të vdekur se Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Franca.

(Kosova Sot Online)