Byzylyku që ju paralajmëron nëse keni Covid-19 edhe nëse jeni asimptomatik

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 15:03
Byzylyku që ju paralajmëron nëse keni Covid-19 edhe nëse jeni asimptomatik

Duke qenë se studiuesit kanë zbuluar se ekziston një lidhje e fortë midis përhapjes së koronavirusit edhe mungesës të simptomave të tilla si ethe dhe teshtitje te asimptomatikët, ata ndërtuan algoritëm paralajmërues i incorporuar në byzylyk.

Empatica, një startup italian, ka krijuar një byzyluk i cili është në gjendje të zbulojë praninë e koronavirusit edhe kur nuk keni simptoma

Teksa beteja kundër koronavirusit Sars Cov2 po zhvillohet në frontin e vaksinës, si dhe ka nxitur shtetet të marrin të gjitha masat në përpjekje për të ndaluar përha[jen e infeksionit, një startup italian, Empatica, ka krijuar një lloj byzylyk i aftë për të zbuluar praninë e Covid19 edhe kur nuk personi nuk ka simptoma.

Empatica në këtë rast ka bashkëpunuar edhe me dhe BARDA (Departamenti i Shëndetit të SHBA që merret me kërkime dhe inovacion).

Duke qenë se studiuesit kanë zbuluar se ekziston një lidhje e fortë midis përhapjes së koronavirusit edhe mungesës të simptomave të tilla si ethe dhe teshtitje te asimptomatikët, ata ndërtuan algoritëm paralajmërues i incorporuar në byzylyk.

Tashmë kanë filluar edhe testet klinike për punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj infeksionit dhe pacientëve Covid.

Rezultatet e para për të parë suksesin e funksionalitetit do të jenë gati për 30 ditë, dhe nëse funksionin, do të jetë një pikë kthese në luftën kundër përhapjes së Covid.

(Kosova Sot Online)