Aplikacioni gjerman gjurmues i koronavirusit po gjen mbështetje të madhe në popullatë

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 21:09
Aplikacioni gjerman gjurmues i koronavirusit po gjen mbështetje të madhe në popullatë

Aplikacioni gjerman për smartphone, që ndihmon në gjurmimin e infektimeve me koronavirus, është shkarkuar 6.5 milionë herë në 24 orët e para që nga lansimi i tij, tha të mërkurën shefi ekzekutiv i kompanisë softuerike SAP.

Christian Klein tha se pritja e fortë e publikut ishte dëshmi për bashkëpunimin e mirë midis ekipeve nga SAP dhe “Deutsche Telekom”, që e përgatitën “Corona-Warn-App” në vetëm gjashtë javë.

“Është sukses i madh dhe shumë miqësor ndaj përdoruesve dhe e ndihmon shoqërinë”, u tha Kleini gazetarëve në një konferencë me video.

Gjermania u bashkohet vendeve evropiane si Italia, Polonia dhe Letonia në lansimin e aplikacioneve që përdorin teknologjinë e lidhjes pa tela “Bluetooth” për të matur kontaktet në mes të njerëzve dhe për të nxjerrë një paralajmërim nëse njëri prej tyre më vonë del pozitiv për COVID-19.

Megjithëse teknologjia është e paprovuar, qeveritë kanë nxituar ta aprovojnë atë në mungesë të kurës për COVID-19, duke kërkuar në vend të kësaj të arrijnë një lloj “imuniteti” kundër sëmundjes së gripit.

Shumica e aplikacioneve që bëhen në Evropë bazohen në teknologjinë e “Alphabet”-it të “Google”-s dhe “Apple”-s, që regjistron kontaktet në mënyrë të sigurt në një pajisje dhe kodon shkëmbimet përmes “Bluetooth”-it.

Intimiteti i tillë nga dizajni duket se ka fituar besimin e publikut në Gjermani, një vend me 84 milionë banorë. Aplikacioni i Francës, i cili ruan të dhënat në server qendror dhe nuk mbështetet nga “Apple”, është aktivizuar nga vetëm 2% e popullsisë.

(Kosova Sot Online)