VW Golf 8 Variant, debuton nga fundi i vitit

  • A.P /
  • 24 June 2020 - 07:52
VW Golf 8 Variant,  debuton nga fundi i vitit

Muajin e kaluar për herë të parë është shfaqur në publik modeli testues i Golfit të gjeneratës së tetë në version Variant (karavan), ndërsa tani është parë në rrugë një tjetër model testues, fotografitë e të cilit i ka publikuar “motor1”.

Ashtu sikurse Volkswagen Golf 8 në version Hatchback, edhe Golf 8 Variant do të bazohet në platformën e VW-së, MQB. Po ashtu, versioni Variant do të jetë më praktik dhe ekonomik.

Gjithashtu, Golf 8 Variant do të ketë boshtin e rrotave më të gjatë për 50 mm për dallim nga paraardhësi i tij dhe mbetet të shihet se sa do ta ketë kapacitetin e bagazhit.

(Kosova Sot Online)