Ua prezantojmë Audi A6 Allroad

  • A.P /
  • 30 June 2020 - 08:06
Ua prezantojmë Audi A6 Allroad

Përveç Audi A6 në version Sedan dhe Avant, ABT Sportsline paketën e vet për modifikim dhe përforcim tani e ofron edhe për pronarët e A6-shit në version Allroad Quattro.

Sa i përket motorit, ABT-ja motorin e këtij A6 Allroad, benzinë 3.0-litër V6 TFSI, e ka përforcuar nga 250 kW/340 në 300 kW/408 kuajfuqi. Po ashtu, ofron paketën edhe për përforcimin e motorëve dizelë, 50 TDI dhe 55 TDI, nga 210 kW/286 në 257 kW/349 kuajfuqi.

Me paketën e ABT-së, motori dizel 3.0-litër TDI tani është me kapacitet prej 243 kW/330 kuajfuqi në version 50 TDI, ndërsa në version 55 TDI është prej 282 kW/384 kuajfuqi.

Gjithashtu, kjo kompani për këtë Audi A6 Allroad Quattro ofron edhe set të ri të rrotave prej 20 ose 21-inçësh (të serisë FR dhe GR), sistemin “ABT Sound Control” për sistemin e shkarkimit të gazrave, si dhe disa detaje nga fibra të karbonit në enterier.

(Kosova Sot Online)