Mazda3 Turbo gati për treg

  • A.P /
  • 09 korrik 2020 - 08:14
Mazda3 Turbo gati për treg

Derisa prodhuesi i veturave Mazda javën që shkoi lajmëroi se modelin Mazda3 do ta prezantojnë më 8 korrik në SHBA, Mazda në Meksikë ka vendosur që ta shfaqë këtë model pak më herët.

Në fjalë është modeli Mazda3, i cili ka një motorin turbo benzinë prej 2.5 litrash të quajtur Skyactiv-G, me tërheqje në të katër rrotat, dhe me 6 shpejtësi automatike.

Pos tjerash, pjesë të pajisjeve në këtë veturë përbëjnë edhe rrotat nga alumini prej 18 inçëve, dritat e përparme LED, si dhe një sistem muzikor Bose me 12 altoparlantë.

Modeli Mazda3 do të shitet në vitin 2021, me çmimin prej rreth 22,000 dollarë.

(Kosova Sot Online)