Quattro është pjesë e trashëgimisë sonë,” ka thënë Rolf Michl

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 08:10
Quattro është pjesë e trashëgimisë sonë,” ka thënë Rolf Michl

Divizioni BMW M ngadalë është duke u larguar nga sistemi i veturave me të gjitha rrotat aktive për shumicën e modeleve të tyre, që nga SUV-ët e deri tek sedanët e coupetë sportive për shkak të rregullave strikte të emitimit të gazrave.

Por marka bavareze nuk mendon të ndryshojë strategjinë e tyre në veturat sportive.

Edhe pse ndryshimi i përdorimit të sistemeve me të gjitha rrotat aktive në ato vetëm me të pasmet, do ti ndihmonte Audi-së që të përmbushë standardet strikte të emitimit të gazrave, kjo kompani ka konfirmuar se do të vazhdojë përdorimin e sistemit të tyre të famshëm me të gjitha rrotat aktive, Quattro AWD, sipas shefit të shitjeve dhe marketingut të Audi Sport, Rolf Michl.

“Ne kemi përdorur sistemin vetëm me rrotat e pasme aktive në R8 e ri. Por normalisht, Quattro është pjesë e trashëgimisë sonë,” ka thënë Rolf Michl për autocar.

“Kjo do të thotë siguri, shkathëti dhe vozitje konkurruese. Unë nuk shoh asnjë ndryshim rreth kësaj, madje as në versionet elektrike të së ardhmes. Ne do të qëndrojmë stoik në këtë: Quattro është pjesë e rëndësishme e modeleve tona RS”, ka shtuar ai.

Modeli sportiv R8 është versioni i vetëm që Audi ofron me rrotat e pasme aktive.

(Kosova Sot Online)